Çaste poetike me poeten;-Merita GRUDA

Gjyshërit tanë e bënë këtë vend
***
Gjyshërit tanë e bënë këtë vend
që kish mbetur tokë e askujt dhe e gjithkujt
E ndërtuan etërit tanë me durim
gur-gur, ditë pas dite
ne, po e shesim copë-copë
ndaj fëmijët na morën udhët e botës
dhe nipërit, të paatdhe i lamë,
si pemë pa rrënjë .
/QendraPress/