Çaste poetike me poetin;-Halit HALITI

CA RE NË SHPIRT
—————————-
Nga kangjellat e dritares
Dukej sokaku i ngushtë
Poshtë vinin zërat e takave tua
Kam zbritur një milion shkallë
Fshehur nën strehë
Duke pritur ardhjen tënde
Katër sy shofin më mirë se sa dy
Edhe atëherë kur dielli perëndon.
E bërë qull nën litarin e shiut
Nuk më njohe fare
Pas ca hapash
Ktheve kokën prapa, buzëqeshe
E mban mend atë ditë?
Të thirra në emër ” Pellazge “
Shiu i asaj dite na lagte të dy
Edhe mua edhe ty
Derdhej në det
Shkuma e detit
Shndërrohej në hartë zemre
Edhe sot bie shi pambarim
Për dallim nga atëherë
Por s’është njëlloj
Kanë mbetur ca re shpirti
Janë akoma gjallë
Kacavjerrë , diku në një degë lisi.
Halit Haliti
06/02/2026
/QendraPress/