Edhe sot nuk kuptohet pse UDB/BIA serbe amnestohet nga LDK për vrasjet e ndodhura pas luftës në Kosovë.Shkruan;-Zafir BERISHA

Mosvotimi në Kuvend i rezolutës për krerët e UÇK-së në Hagë nga LDK, me pretekstin se nuk janë përfshirë “vrasjet politike”, është simptomë e qartë se Kosova po përgatitet të shkojë sërish në zgjedhje.

Qëndrimet e fundit të LDK-së për ta aktualizuar edhe njëherë temën e vrasjeve “politike” janë shenjë e një tendence të rrezikshme për rikthim në shtratin e propagandës serbe, të cilën për një kohë ia kishte marrë binomi Vjosa–Albin.

Edhe pse për një çast mund të ndjesh keqardhje për gjendjen në të cilën ka rënë LDK, kjo ndjenjë zhduket kur sheh disa debilë politikë që e shndërrojnë këtë parti në trampolinë të përçarjes ndërshqiptare, duke shërbyer drejtpërdrejt propagandës serbe, e cila vazhdon t’i fërkojë duart kur sheh se si shqiptarët përplasen mes veti, duke amnistuar vrasjet që Serbia ka kryer pikërisht për këtë qëllim në Kosovë.

Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, LDK ka pasur presidentë, kryeministra, ministra të drejtësisë, të punëve të brendshme e të tjerë, por kurrë, absolutisht kurrë, nuk janë marrë seriozisht me zbardhjen e vrasjeve politike sa ishin në pushtet.

Me këtë temë janë marrë vetëm kur ishin në opozitë ose në fushata elektorale.

Edhe sot nuk kuptohet pse UDB/BIA serbe amnestohet nga LDK për vrasjet e ndodhura pas luftës në Kosovë, kur dihet botërisht se ky shërbim famëkeq ka kryer vrasje politike të shqiptarëve edhe në vendet perëndimore, për të njejtat qëllime.

Rikthimi i kësaj retorike pikërisht në momentin kur në Hagë po zhvillohen proceset ndaj krerëve të UÇK-së, si dhe përpjekja për ta rikthyer narrativën serbe që i kishte rrëshqitur nga duart pas kalimit të saj te VV-ja, është politikë e mjerë, e cila po e shtyn LDK-në drejt rafteve të pluhurosura të arkivave politike.

Në fund, nuk duhet harruar se dhjetëra luftëtarë të UÇK-së u vranë pas luftës, për vrasje që drejtësia kurrë nuk i hetoi dhe nuk i ndëshkoi.

Zafa