Çaste poetike me poeten;- Asja MULGECI

ELIKSIRË JETE
————————-
E dij, nuk kam me dek,nga kjo mungesë,
se ti kie m’u tretë , me mbetun jetim,
kam m’i përshprit butë, zemres me shpresë
t’më shptoj nga ky i mbrapsht vegim
Me frymë lulesh t’i hapi qepallat
diamant rrazë veshit, buzen qershi
ndersa hana mbi det, puthë stërkalat
me diellin mbas saj, puthena n’sy
Jo kurrsesi, nuk mundem t’vdes
se kie me mbet i vetem, pa busull pa shpresë
nuk muj shpirtin, me lanë pa frymë
ksaj humbtine tretem, si e nadjes brymë
Nuk kam me dek, as kur fryma ka m’u ndalë
tetana lulet çelun n’gji, melhem per dashni
ky eliksirë jete, ilaç i rrallë,
ngjyrë gjaku ka me u ba, dritë për sy!
/QendraPress/