Çaste poetike me poeten;-Marigona KELMENDI

Dashni

(Ah, ky Shën Valentin!)

————————–

Mënjanë turbulencave të zemrës

Përditshmërive pritshmërive mërive

Ja sot një ditë dashnie

 E madhe sa vetë qiellnaja

Ta urojmë me një Gëzuar

Trishtimet t’i ndryjmë

Në arkën e kujtimeve

Një dolli heu një dolli

Sa bukur do të ishte

Kur ndalojmë të urrejmë

Se asgjë më nuk kthehet

 As ky çast i një dite dashnie

 Akrepat luhaten stacioneve

 Tek trenat ulërijnë të dalldisur

Drejt destinacionit itinerareve

Është ditë dashnie të mos keqkuptohemi

Ja po pres trenin tim

Me një kupe ku më pret princi im

Ora ime mos më zhgënje

Vetëm këtë ditë

Një tiktak veç dashni

Jo nuk ka vonesë treni im

Treni im i dashnisë

Thënë shkurt në këtë 14 shkurt

Marigona

/QendraPress/