Çaste poetike me poeten;- Rabije BYTYQI

BESO NË DASHURI!

—————————–

Sot një ditë bese, një ditë shprese,

shumë lule, n’bukuri vese!

O Perendi, e gjithë bota- f

alë teje është befasi, është mrekulli,

bën liri!

Edhe kjo ditë- mban frymë guximi,

është baras,

 mban shije ngadhënjimi!

T’besosh n’dashuri-

 ke besuar n’liri,

ke besuar në një emër,

që rreh brenda n’zemër!

 Kjo ditë me shumë ëndrra,

me krah fluturash n’zemër,

bota vetë sillet- sillet me një emër!

 Kjo ditë teatër i bukur,

me shumë formula shprese,

ditë e shënuar, dorë e fortë bese!

 Gëzuar kjo ditë,

 gëzuar Shën Valentinin –

/QendraPress/