Fryma poetike e së dielës me poetin;- Kujtim OSHAFI

Të pres në heshtje……..

——————————-

Sa zemra do njeriu se mua një s’më del?

Të dua me gjithē zemër e zemra mos lēvizē

Sdi si jeton trupi kur tek ti zemra vjen

Si jeton pa gjak derisa tē mbushet pērsēri?

Ike pa bërë zhurmë e unë pres në heshtje

Si një ditë gushti shiun që të bjerë

Po ndjenjat e mia pse i dogje çdeshe

Apo e ngroh zemrën kur malli të vjen?

Sa herë gotēn ngrej pērherē e pij me fund

As që e mendoj fare sa dēm të bēn pija

Sa herë të kujtoj në mendime humb

Pija ska vrarē aq sa ka vrarē dashuria.

Ujvarē është bërë loti e srri dot në sy

Mundohem ta mbaj por sgjej dot një kurē

Fillon e pikon sa herë të kujton ty

Hajde më trego në kam tjetër rrugë?

/QendraPress/