Çaste poetike me poeten;-Kristina Ndoci TINA

VARGJE PËR TY HËNË
——————————-
Po shkruaj vargje për ty hënë,
drita jote zemrën më ndriçon
ndërsa n’qiell shëtit hijerëndë,
rreze t’buta,vezulluese lëshon.
Çdo hije jotja është një poezi,
emri yt çdo natē m’përshpërit,
botës përreth,ti i jep aq hijeshi,
pika shprese m’ofron në shpirt.
Ndërsa nëpër errësirë ti kalon,
m’zgjon ëndrrat me dritat e tua,
tek zemra vargje për ty dhuron
heshtja jote,sa dashuri për mua.
Shkëlqimi yt në rrugë më prin,
ndërsa dita fle e nata zgjohet,
ti me rreze në paqe më shkrin
shpirti me nuanca më ngrohet.
Në sytë e tua,qielli është afër,
si një e fshehtë që vetëm ti di,
rrezet e aromë përhap në ajër,
ti je notë,je tingull,e imja poezi.
Ndërsa bota përreth fle e qetë,
hënë mbi mua ti hedh ndriçim,
unë veç i shkruaj përmbi fletë,
vargjet e zemrës plot admirim.
/QendraPress/