Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë, Kosova jonë e dashur! -Prof Lumnije Rakaj

Sot, me ndjenjë të thellë respekti dhe krenarie, shënojmë 18-vjetorin e shtetit tonë, një rrugëtim i ndërtuar mbi sakrificën, përkushtimin dhe aspiratën e palëkundur për liri e demokraci. Si drejtoreshë shkolle, e konsideroj këtë ditë jo vetëm festë kombëtare, por edhe moment reflektimi për përgjegjësinë që kemi ndaj brezave të rinj. Është detyrë e jona që përmes edukimit, dijes dhe vlerave qytetare, të ndërtojmë një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të denjë për sakrificat e bëra. Le të shërbejë ky përvjetor si frymëzim për të vazhduar me përkushtim rrugën e konsolidimit të shtetit tonë, duke ruajtur unitetin, respektin dhe dashurinë për atdheun. Urime 18-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës!/QendraPress/