Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Shyrete DEMAJ

Dardani!

——————–

Hala bie shi gjaku nga qielli i lirisë,

skuqin mermeret e përmendoreve të heronjve

e t’gjallve i vunë pranga kurthesh.

Nuk prangoset qielli i lirisë

edhe pse hala gjakon,

edhe pse hala rënkon.

Më jep një flamur të valvis gjakun

në frymë lirie.

Më jep një plis të gëzoj paqen e

bardhë të Zotit në tokat e t’parëve.

Më jep një djep me përkund të ardhmen

mbulue me dritë shprese e bekue

me sakrificën e heronjve.

Më jep një fletë të bardhë

e një lot gjaku me shkrue

historinë e lavdishme të UÇK,

bijve e bijave që ju bënë engjëj roje

qiellit të lirisë…

/QendraPress/