Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Idriz Berisha–XhHXHI

NË KËRKIM MALLI
———————-
Një ditë dashuria u bë fjalë
U bë flakë mbi mal e zjarr nga brenda
U bë shpresë e frymëzim poeti
Në mëngjes u bë vesë.
Radhë-radhë mureve të plasaritura
Dashuritë matanë dielli
Lindin dy herë
Përmbyten në djersë balli
Në kërkim malli
I desha veç ata që me harruan
Ditëve kur fillojnë blerimet
Kur takoheshim trenave të natës
Djepat përkundnim kupeve të harruara
Deri në dritën e agut .
Dashuritë binjake lindin rrallë
E zbresin nga kështjellat si ëndrra
bëhen mbretër për t’mos vdekur kurrë.
E unë,
Dashurisë dua ti ngjajë
Ti ngjajë zjarrit që ngroh zemrat
E hijes që vesh e zdesh mallin!
/QendraPress/