Jakup Krasniqi “Qëndroj sot para jush jo si një kriminel , por si një njeri I lindur dhe I kalitur në luftëra për dinjitet njerëzor

Ish-kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë fjalën e tij të fundit para trupit gjykues në Hagë, duke theksuar se paraburgimi i tij dhe tre ish-krerët e UÇK-së ka qenë i padrejtë.
Mes emocioneve të shumta, derisa në fyt mbante kollaren me shqiponjë, Krasniqi në fillim të fjalës së tij uroj qytetarët e Kosovës për festimin e 18 vjetorit të pavarësisë.
“Qëndroj sot para jush jo si një kriminel që e përshkruan aktakuza e prokurorisë, por si një njeri I lindur dhe I kalitur në luftëra për dinjitet njerëzor nga një popull që refuzoi të zhdukej nga politikat e krimit dhe gjenocidit serb”, tha Krasniqi.