Çaste poetike me poeten;-Blerta BASHA

GJUHA JONË..
———————
Gjuha jonë e shpirtit më ëmbla në botë,
Me tridhjetegjashtë shkronja të arta,
Aty ku flitet vetëm shqip dje, nesër dhe sot,
Aty ku më lindi nëna, e gjakun e saj mbarta.
Aty ku më mësoi fjalën e parë në djep,
Ninullën e bukur kur shqip ma këndonte,
Dashuri hyjnore që vetëm shqip më jep,
Nëna dhe atdheu, tek unë do të jetonte.
Kudo nëpër botë, o shqipe stë harroj kurrë,
Të kam në zemër më shpon si rrezja e diellit,
Ti më ndriçon mendjen, kudo ndërton një urë,
Je gjuha më e bukur e tokës dhe e qiellit.
/QendraPress/