Çaste poetike me poeten;-Shyrete DEMAJ

Ditën e ardhjes në jetë
hap portën
dhe hyn në këtë botë.
Cilën do rrugë që të marrësh
të çon në derën e fundit
e vetmja
dhe e pashmangshmja
e pakthyeshmja
derë e daljes
nga kjo botë…
Jeta është
vetëm kaq
hyn në një derë
dhe del nga një derë tjetër.
O njeri,
brenda këtij intenerari
mes tokës dhe qiellit,
mes ditësh e stinësh
ka shumë hapësirë
për të bërë mirë,
në do të jetosh
dhe në botën tjetër
bëj më tepër…
/QendraPress/