Çaste poetike me poeten;-Manushaqe Hoxha LAÇI

Pranë jush, vëllezërit e mi!
————————————-
Me ju bashkë u rritëm në një oborr
Me ju bashkë thura ëndrra të bukura
Me ju jam princeshë me kurorë
Me ju bëhem shpesh si flutura
Pranë jush e preka përherë forcën
Me ju e prek çdo ditë lumturinë
Marr bekim kur e shkel botën
Pranë jush bëhem lule në lëndinë
Së bashku hedhim hapa në tokë
E marrim bekime nga pragu
Këngën e përcjellim gojë më gojë
E ngrohim duart te oxhaku
E shkuan ditët shkuan si lumi
Tani nuk jetoj me në Vajkal
Po kujtimet më zgjohen mes gjumi
E bëhem diell me rreze si ar
Pranë jush bëhem si zana
Bash si lulja thellë zemre
Me ju, vëllezër, po kap maja
Pi në gurra me shumë etje
——————
Nga vëllimi im i parë poetik:
“Në vallen e shpirtit”
/QendraPress/