Tri propozime për President që Kosovës që do të shërbënin me përkushtim.

Pasi më ra të lexojë disa emra të propozuar, qoftë nga subjektet politike,apo edhe personalitete të ndryshme për President të Kosovës . Vogëlsia ime vendosa të i jap tre emra personalitetesh që ndoshta edhe mund të jenë personalitete që i përkushtohen Kosovës dhe qytetarëve tonë. Pse tre do të pyetshit ju? Së pari për faktin se numri tre ka mitologjinë e vërtetësisë që në antikën ilire. Së dyti,vendosa të jap propozime që t’i ikim zgjedhjeve të jashtëzakonshme ,sepse besojmë se Kosova, është lodhur në këto 400 ditë të fundit nga zgjedhjet. Dhe së treti po besojë se emrat e propozuar nga vogëlsia ime do të ishin emra të cilët do të ndihmonin vendin dhe përkushtimin që i duhet këtij vendi. Së pari propozim i imi do të ishte të mendohet që kandidatë për President të ishte ish Presidenti Hashim Thaçi. Pse këtë emër? Sepse emri i këtij personaliteti, tani kur gjendet në paraburgim në Hagë, e lidhin shumë arsye që të propozohet për Presidentë. Sepse e gjithë historia e Kosovës,lidhet me Pavarësinë e Kosovës. Pastaj unifikim më i saktë se ky pesonalitet nuk do të kishte Kosova, kur ai të shpallet I pafajshëm.E më këtë fuqizohet vetë pavarësia e Kosovës.Kjo u dëshmua në protestën e fundit të 17 shkurtit 2026.
Emri I dytë tashmë i propozuar edhe nga ish gjeneral lufte, nga Shqipëria, ishin për ish shefin e Shtabit të UÇK-së gjeneral Bislim Zyrapi. Gjeneral Bislim Zyrapi,është personalitet që do të ishte një personalitet koncensual për Kosovën. Së pari për meritat e tija të luftës. Së dyti, për urtësinë që e ka të veçantë dhe së treti për një nderim ndaj këtij personi që dashur apo, pa dashur, po lihet në harresë. Ai meriton që të ishte në këtë listë,sepse ka vizionin e urtisë dhe besohet unifkues për zhvillimet e së ardhmes I ka unike.
Emri tretë sipas mendimit tim do të ishte Shaqir Totaj, aktualisht kryetar i komunës së Prizrenit, Pse pikërisht Shaqir Totaj? E para ai është mik i ngushtë i klasës politike të SHBA-ve. Së dyti është peronialitet që që ka takime zyrtare të thuash më së shumti tash e pesë vite në Kosovë Dhe së treti, fakti se ai nuk ka ngarkesë aspak në vendime të mëdha politike, Sa për ilustrim duhet përmendur faktin se të thuash se në të gjitha deklaratat e tija me rastin e Ditës së Pavarësis, asnjëherë s’ka harriuar ta përmend kontributin e ish presidentit Ibrahim Rugova dhe pastaj ata që e sollën lirinë. Vizioni i tij, për barazi ndaj qytetarëve është padyshim shembull në Kosovë . Kjo mund të konstatohet edhe në emrimin e tij të drejtorëve të ekzekutivit. Sa për ilustrim për komunitete ka ndarë jo më pak se tri drejtori, që tregon tolerancë të shkleqyeshme ndaj komuniteteve. Pastaj përvoja e tij dhe vizioni i tij do ti shërbenin një qevërisje korrekte e sidomos në aktualitetin ku është Kosova.
Këto propozime, nuk duhet pa si anim as politik, as dëshirë pa bazë. As si vetëm të thuhet diçka. Emri parë është dëshmuar me fakte e dëshmi. Emri dytë ka bërë ate që secili kosovarë do ta kishte nderë ta kishte bërë në kohen e duhur, Dhe emri tretë , para pesë vitesh pikërishtë ky emër është diskutuar nëpër zyrat ndërkombëtare për qeverisje teknike të Kosovës. Qazim THAÇI /QendraPress/