Çaste poetike me poetin;-Rexhep  F.MORINA

KA NJERËZ

———————

Ka njerëz, që me vargje mbjellin lehtë ndjesi,

Ka njerëz, që shërojnë plagë dhe sjellin freski.

Ka njerëz, që me fjalë idhuj të vjetër rrënojnë,

Ka njerëz, që me të renë hapin nuk e ndalojnë.

Ka njerëz, që me butësi e shprehinë dëshirën,

Ka njerëz, që flakin të keqën veç për të mirën.

Ka njerëz, që veprojnë drejt, e krijojnë histori,

Ka njerëz, që shuajnë urrejtje, e rrisin dashuri.

Ka njerëz, që llafosen si burrat me njëri tjetrin,

Ka njerëz, që ngritin të riun, nderojnë të vjetrin.

Ka njerëz, që kapin armët, e trimërisht luftojnë,

Ka njerëz, që këpusin prangat dhe lirinë fitojnë.

/QendraPress/