Çaste poetike me poetin:Jahja LLUKA

Harrom të lutem
—————————–
Harrom të lutem
Se ti s’më deshte kurrë
Fjalët e tua
Të hidhura ishin për mua
Harrom të lutem
Pranverat do i pres pa ty
Ah sa shpirtngushtë që ishe
Dhe diellit dritën ja ndale…
Harrom të lutem
Kurrë mos thuaj se ishim bashkë
Se do të përqeshin
E do të mallkojnë.
/QendraPress/