Fryma poetike e së dielës me poeten;-Age Bilani LUKA

Tek rrija në klasë me nxënësit e mi,

Po bisedonim për tonën histori.

Me pyetën:- “Pse thonë Nënë Shqiperi”!?

Më dëgjoni me vëmendje, o nxënësit e mi!

Kur themi fjalën “nënë”,

aty qëndron më e madhja dashuri.

Siç kemi të gjithë një nënë në shtepi.

Të gjithë shqiptarët kanë nënë Shqipërinë.

Nëna na lind e rrit fëmijët e saj.

Nga Shqiperia trashegojmë

gjuhë, histori,kulturë,

identitet e traditë.

– “Po fjala Atdhe”, mesuese më thanë?

Kjo fjalë, të dashur nxënës

Është Atë (babë)+ dhe(tokë)

e ky vënd është për ne,më i shtrenjti në botë.

Është vendi i paraardhësve.

Është ëndrra e të parëve.

Është larë me gjakun e luftetarëve.

Është lënë amanet trashegimtarëve.

Këtu jan rrënjët e themelet e historisë.

Është djepi që lindi bamirës e prijës.

Këtu flitet gjuha e perendisë,

e çdo prind duhet t’ia lërë trashegim fëmijës.

Këtu je më i fortë se mali,

Më i kthjelltë se qielli,

Më i ngrohtë se dielli,

me vlerë sa universi.

Këtu të bekojnë malet,

eshtrat e të parëve,

Çdo gurë e lis që mbanë Flamur e plis.

Ky është vendi ynë, Atdheu,

Nëna Shqipëri,që e kishit kureshti.

/QendraPress/