Fryma poetike e së dielës me poetin;-Mark GJETJA

Kur kalojnë vitet.

—————————-

Ka vite që s’të kam parë,

në ëndërra jemi përqafuar,

nga kujtimet s’të kam ndarë

netët bashkë kur kam kaluar.

Sytë e tu, si valë në kroje,

nata yjet kishte ndezur,

sa herë ti, më përqafoje,

ndalej hëna duke qeshur.

Me ty, do ndryshonte jeta,

s’ kalon jeta, pa dashuri,

pa ty më rëdonte heshtja,

ti zgjojë ndjenjat përsëri.

Si një dritë lindi mes nesh,

se kuptoja dashurinë,

mbrenda shpirtit si rrebesh,

se përballoja dot stuhinë.

Kurr se humba dashurinë,

isha si ushtar në front,

sa herë gjeta lumturinë,

por si flakë në horizont.

Në u kthefsha ndonjë herë,

në këtë botë a botën tjetër,

për ty mallin ,do e ndjejë ,

dhe në qofsha se kam vdekur.

Mbas stuhisë,do dalë dielli,

kaloj ditët në vetmi,

do bashkojë, malet ylberi,

s’ka pranverë pa dashuri.

Në qoftë se tokat do mbulohen,

mbyten fshatra dhe qytete,

qirinjet e zemrave që dashurohen,

marrin flakë dhe përmbi dete.

/QendraPress/