Fryma poetike e së dielës me poeten;-Asja MULGECI

KURRË S’U DASHUNOVE N’MNYREN SI T’DASHTA UN TY

——————————————————————–

Nuk dij n’se akull t’dukem, ndoshta hije,

a t’dhemb ndopak, kur m’i shkund tetana rezezat mbi krye,

qiella erret ,hana loton mbi mue…

siç duket, ke humb vedin shtegut t’dielltë,

ku t’tana gjallesat marrin jete e nuk ngihen apet…

Nuk e dij kah merr krye, mendja jote,

lidhun nyje…

a mos kjo turmë t’ka marrë për dore, pasagjer, drejt fikjes ksaj bote

njaty shkretohet natyra, lumenj shterren, hurpen n’zemer t ‘toks,

njasaj terrine, ku ftyrat ndrrohen, si ngjyrat e flokve

Kmishen e dashnisë, ke shkye n’midis,

xhepin ngat zemre, ku t’lashë testament mindilin me lotin e artë,

tetana harlisje e mija që m’diktoi dashnija

Dikund filli u kput idhët,shikimet retins t’janë mjegullue

njaty, prore kam pa, si pikturohen dashnite, syve t’ullinjtë

Tash, tue shkruejt e ndij sa t’kam dasht,

sa kam vujt, tuj u ndi e lumtun nër lotë, si sot…

thonë, n’se nuk çmendesh per dashni, kurrë ske jetue s’je dashunue …

Ani pse e çmendun,kurrë nuk ‘shkova

n’terapi m’u shërue…

kshtu le t’vdes marrosun,qorrue

tue t’pa ty, pa drit n’sy…

Ti,kurre s’u dashunove

n ‘mnyren si t’dashta un ty!

Asja Mulgeci

/QendraPress/