Fryma poetike e së dielës me poetin;-Refki RESHITAJ

KËNGË E PUSHKË – BASHKË NË LUFTË

( Dëshmorëve Mujë Krasniqi e Beqir Gashi)

——————————————————

Ndër shekuj kudo në shqiptari

Bashkëjetuan dhe bashkëvepruan

Pushkë e Qifteli

Edhe në luftën e fundit

ishin kështu bashkë

Kur tingëllonte teli

Dhe pushka villte flakë

Dy trima t’ lirisë,

dy bilbila t’ Kosovës

Ranë heroikisht n’Pashtrik

N’acarin e ftoftë të dëborës

Komandant Muja dhe sy patremburi Beqir

Të vdesësh për Atdhe

A ka vdekje më të mirë ?

Krenar me ju

Deri në amshim

Për këngët që na i latë

Dhe na sollët LIRINË !

/QendraPress/