Fryma poetike e së dielës me poeten;-Greta Kadare TETA

Netë me Gravitet të Butë

——————————-

Ka disa net

i dua fort.

S’ndodh të kem pirë —

dehem me lot.

Vetmia, pikërisht atëherë, fillon të këndojë,

pastaj më kërcen mbi kraharor.

Unë nis e qesh —

nuk kam më formë.

Dallohen vetëm gjijtë e përkorë.

Trupi im bëhet shtjellë.

Mbi mua zbret një shpirt tjetër.

Këndon.

Kërcen mes përmes të qeshurës.

Prek të gjitha orenditë

që heshtin qark meje.

Të vetmet të ndjeshme janë kaçurrelat —

ato, absurdi i përkëdhel me duar.

Unë, për dreq, jam e gëzuar në këto net.

Një shpirt tjetër më kopsitet në venë

e rrjedh mungesë.

Nuk e pyes.

Këndon.

Kërcen mbi kraharorin tim.

Unë vetëm qesh.

Greta Kadare

/QendraPress/