Çaste poetike me poeten;-Albina TREBICKA

PUTHJA e SHKURTIT
——————————-
Erdhi dhe iku puthja e shkurtit,
pa e pritur datën njëzet e tetë,
se puthjet s’kanë muaj dhe stinë,
vijnë fshehtas e ikin kur duan vetë
Erdhi dhe mbeti në shpirt e mbi buzë,
në mars sjell pranvera puthje,
buzëqeshje
dhe muzë
/QendraPress/