Çaste poetike me poetin;- Fitnete Bashota KRASNIQI

N’PORTËN PA DERË

————————————-

N’portën pa derë dashuria m’trokiti,

se e ëndërroja edhe vet,

ajo se dinte.

S’më pyti- kur dua,

kurrë, asnjëherë,

porta e zemrës është e hapur,

ajo është pa derë.

Rrahjet m’i shtoji, lehtë duke trokitur,

m’rrotulloj botën,

zemrën duke m’goditur!

/QendraPress/