Këshilli I Bashkësisë Islame në Prizren ka shtruar iftar të përbashkët për instiucione e shumë mysafirë.

Këshilli I Bashkësisë Islame ka shtruar iftar të përbashkët me nënpunësit fetar e administrativ të KBI në Prizren ,organizim për nder të Muajit të madhërishëm të Ramazanit në mjediset e restorant “Nafron’’-it në praninë edhe të shumë mysafirëve e ku ishte edhe kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, me bashkëpunëtorë si dhe mysafirë nga Myftenia e Shkodrës ,e Bosnaja rektori i UPz Mentor Alishani, përfaqëuesë të FSK policisë hoxhallarë të shumëtë e shehlerëve nga Hasi e të tjerë, Fillimisht të pranishmit i ka përshendetur kryetari i Bashkësisë Islame ne Prizren Valon ef Ibrahimi I cili me këtë rast tha se ky muaj është një muaj me lidhshëmrisë me Zotin dhe urojë një iftar të këndhëshëm. Të pranishmit i ka përshëndetur kryetari I komunës Shaqir Totaj, I cili përshendeti të pranishmit nga Shqipëria e nga Bosnja Jemi në muajin e shenjtë të Ramzanit I cili kërkon sakrificë e tolerancë dhe këtë muaj ta kalojmë para së gjithash të themi se na duhet tolerancë e mirëkuptim.
Përfaqësuesi I Myftenisë së Shkodrës duke përshëndtur të pranishmit e këtij iftari.Keni përshëndetje nga Myftenia e Shkodrës dhe gjithandaj Shqipërisë. Nuk na ndanë as kufiri as largësia ,ne I bëshkojmë zemrat, Prizreni dhe Shkodra janë të së njëjtës rrënjë. Uji ndanë brigjet por. zemrat I bashkon, Shkodra dhe Prizreni janë dy brigje të së njejtës dashuri.tha ai.
Iftari ishte një takim I përbashkët dhe kaloi në një frymë shumë bujare mikëpritëse.