Ka ndërruar jetë Refet Kiseri personalitet i nderuar në Prizren, varrimi bëhet me 3 mars ne Prizren.

   Në  moshën  90 vjeçare  ka ndërruar jetë Refet Hajdar Kiseri, një  personalitet   që ka  dhënë kontribut  të çmuar gjatë  gjithë  jetës së tij në  Prizren. Ai ka pasur detyra  dhe angazhime  shumë të rëndësishme në institucionet e  komunës së Prizrenit, duke  qenë  edhe një  përkrahës  i pa lodhur  për  shkollim dhe zhvillim të  këtij qyteti, Një kohë  ishte drejtor i Entit për Punësim, e pastaj edhe shumë  detyra  të rëndësishme në shërbim të  qytetarëve.Pos që  ishte shtyllë e forcë e familjes Kiseri, ai  ishte edhe një  kontributdhënës i pa harruar  për Prirenin e më gjërë.Ceremonia mortore e varrimit do të bëhet të martën më 3.mars.2026 në ora 12:00 në Prizren.(me drekë. ) në  varrezat e  qytetit të Przrenit, Namazi do të falet në xhaminë e Drgomanit/Rtv BESA/