Pensionohet gjyqtari Hashim Çollaku

Prishtinë, 4 mars 2026 – Pas një përvoje pune prej njëzetegjashtë (26) vjetësh në gjyqësor, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Hashim Çollaku ka arritur moshën e pensionimit.
Kryetari Totaj ka falënderuar gjyqtarin Çollaku për kontributin e dhënë në sistemin e drejtësisë në vend, duke i uruar shëndet dhe mbarësi në jetë.
Gjyqtari Hashim Çollaku, është bërë pjesë e Gjykatës së Apelit më 1 janar 2013 dhe ka ushtruar funksionin në Departamentin për Krime të Rënda./QendraPress/