Fryma poetike e së dielës me poeten;-Lola SHEHI

DASHURI MOTRE

———————–

Të kam thënë bilbil që s’di të këndosh

Për djalin dashuri e parë

Dhe ti poet kur nis të gërmëzosh

Ngjyeje penën në dritë të bardhë.

Dhe ti stilist me veshje t’paboja

Nuk arrin dot t’ia shëmtosh profilin

Dhe ti perëndim që diellit i thua shko

Buzëqeshjes së zemrës s’ia vesh dot trishtimin

E ju që pranë i rrini e prita i ngrini

I betoheni e përbetoheni dashurisht

Mos u lodhni kot që kurthesh ta zini!

Se zemra e motrës mbron përjetësisht.

/QendraPress/