Çaste poetike me poetin:-Tahir MUSAJ

NË UJËVARËN E ËNDRRAVE TË MIRUSHËS

————————————————–

Sot u freskova pranë ujëvarës së Mirushës,

Bukurinë e saj pashë plot me mall e ngazëllim,

Kjo bukuri zemrën ma ngrohu si zjarr,

Pranë saj e mbusha zemrën plot dashuri …

Mendimet e mia fluturojnë horizontit të pafund,

Shpirti pranë kësaj ujëvare ndjehet i qetë,

Pesha e mallit më buzëqeshet lumtur,

Pran ujëvarës trupi më pushon mbushet me jetë …

Përqafimi i ujëvarës më mbush me forcë,

Hijeshi e saj sa ma ndriçon ditën,

Këndshëm gurgullima e saj më josh,

Rrjedhja e saj me le menduar ditës …

Uji i ujëvarës Mirushë është si loti i syrit,

Ëmbël sikur përroi i bjeshkës buron n’ato shkrepa,

Në rrjedhjë pasqyrohet hija ime,

Dhe unë i shtangur magjisë së zemrës …

Shtrati i ujëvarës vallëzon me fytyrën drejtë qiellit,

Në vorbullën e kujtimeve fjalët më bëhen tinguj,

Bukuri e saj saq ma përkëdhel shpirtin,

E dielli sikur me mua e nis udhën …!!!

/QendraPress/