Çaste poetike me poeten:-Asja MULGECI

O NANË
——————–
Ti emen lindë ngjit Zotit,
Zemren, ma ban me zemer
Mue si bijeza jote
Ma ban hallall mungesen e gjatë
Ksaj kohë-kolerë, mysafir i paftuem ,
mbimun n’derë
Lutem gjithmonë
Mos u bafsha kurrë shkaktar
i lotit n’synin tand
Ai t’vret ma keq se plumbi
peshon sa guri rand
N’përqafimin tonë,
Oh, si çelen lulat n’ket dit t’acart,
Ç’u shkrehem mallesh
E loti i nxehtë, përvelonte shpirtin
si lavë vullkani , njatij front t’art
Dielli mbi krye, ngrohte për çudi,
Si për hatrin tonë, ksaj mbramje
Perendoi ma vonë
Sikur ngjizte dashninē e shenjtê
Nanë e bijë
O shpirtëngjëll dritëhyjni e votres
Nëse duersh do mund t ‘ipja boten
Prapë borxh t’mbetem ty
Ti jeten end hojesh t’shpirtit
E shpirtit mban, perherë t’ri…
Për ne krijesat tua t’arta
E na, para teje
T’lazdruem, mbesim
gjithmonë fēmijë!
/QendraPress/