Përkujtohet Beteja e Jeshkovës , si njëra nga betejat me të lavdishme e UÇK-së .           

          Sot,në përkujtim  të njërës ndër betejat më të përgjakshme dhe më të lavdishme të UÇK-së,  në Jeshkovë të Prizrenit. Në këtë betejë heroike ranë 21 dëshmorë dhe luftëtarë të njësisë speciale të Brigadës 125 të ZOP-it.

Në shenjë respekti dhe nderimi për këtë betejë, ku ranë 21 dëshmorë, në krye me Komandantin e Njësisë, Hysen Rexhepi,sot u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në  Landovicë  e ku morën pjesë familjarë të dëshmorëve ,përfaqësuesë të shoqatave të dala nga lufta e ku ishin edhe nënkryetari i komunës Bexhat Bytyçi,kryesuesi Simir Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë. Me këtë rast nënkryetari Bytyçi,  tha se sot, jemi në përkujtim të  dëshmorëve të cilët me gjakun e tyre sollën këtë liri që sot,po e gëzojmë.

Kryetari i OVL-së Dega në Prizren Isa Berisha, tha se kjo betejë ishte ndër betejat më të përgjakshme dhe më të  lavdishme të UÇK-së , ku me këtë rast ranë për të mos vdekur kurrë dhe pastaj  vazhdoi. Homazhe u bënë  edhe pranë Lapidarit në fshatin Jeshkovë dhe vendosën buçeta  ,me lule , ku kryesuesi Simir Krasniqi, me këtë rast tha se sot jemi këtu në përkujtim të 21  dëshmorëve të rënë dhe  heroizmi i tyre  solli lirinë që sot, po e gëzojmë.

Kurse në prononcimin e tij Fidan Shala, evokoi disa nga kujtimet e tija  për  këtë betejë të lavdishme e njëherit  apeloi  që  edhe sot e kësaj dite nuk u gjetën trupat e 9 dëshmorëve , kurse edhepse i kemi apeluar të gjitha instancat, ende familjarët  nuk kanë një  varr ku të vendosin një lule  tek tek varret e tyre. Në këtë betejë ranë; Hysen Rexhepi,Hajdar Shala, Bashkim Suka,Feriz Susuri,Skender Latifi Ymredin Qengaj,Hamit Thaçi,Tahir Gashi,Besnik Kastrati,Alajdin Xhezairi,Ymer Shala,Nuridin Shala,Bajram Shala,Hilmi Shala,Liman Shala,Rexhep Buduri,Musli Gashi,Shahadin Gashi Bali Avdaj,Shëmsedin Shala,Fehmi Shala/QendraPress/