Çaste poetike me poeten;-Drita Kosumi SYLA

KUR POETËT BËHEN QIELL
(Kushtuar mikes sime të ndjerë,poetes
Fatime – Fara Ahmeti)
—————————-
Atë ditë kur shkove ti
qiellit i pikoi loti,
Na the do të shihemi në dritë,
Një ditë,
E besova,
Po pse ikë poeti pa na thënë lamtumirë?!
Pse shkove në një shteg në errësirë!…
Te varri yt nuk munda ta jem,
Po jam me ty në kujtime,
Fjala vjen si varg si poezi,
Qofsh mirë në qiell,
Në tokë le fjalën që s’shuhet,
Poete, ti mike e mirë!
/QendraPress/