Çaste poetike me poetin;- Xhevat HASANI

DEMOSTRATAT E VITIT 1981
—————————————–
Me 11 mars ‘81
N’at hershmin mëngjes
Se ç’ju tranden muret
Pallatit Berlinez
Me një e dy prill
Tmerret se ç’ranë
U shembën konferencat
Tokën tonë ç’e ndanë
Hordhi me qetnik
Botës sytë ç’i pamë
Carët e Rusisë
Në Prishtinë kur ranë
Me ulurimë e gjëmë
Se ç’u shtri për tokë
Kull e shovinizmit
E mbushur barot
Beograd i mjerë
Kullë e shovinizmit
S’është më kohë e jote
As mbledhje e Parisit
Kur ora e madhe
Përmbi fatet ra
U ngrtën zërat bashkë
Një Nënë i kish ba
Si grusht i bashkuar
Rreth qëllimit bashkë
Asgjë dot s’i ndante
Veç plumbit rafal
Gjër vonë zgjati mbledhja
Atë natë në Prishtinë
Kur bijtë e popullit
Po firmosnin lirinë
/QendraPress/