Çaste poetike me poeten:-Zoica Gjolli POPI

MOJ DITË VERE NË ELBASAN

———————————–

Shpërthe në lindje moj ditë vere

lëre hënën lehonëplotë

gjer tej në namazgja

lule bliri kundërmojnë.

Për kokën tënde Elbasan

ç’e ke këtë bukuri të rrallë

lule limoni e portokaj

sythe hurmash sapodalë.

Ullishta e gjelbëruar

si kurorë ç’të paska hije

gurë gurë kala zbuluar

seç dëgjoj zëra kumrie.

Tek dy çezmat e kalasë

etjen kam për ta shuar

si melodia e Isuf Myzyrit

dashuri shpirt përvëluar.

Moj ti karakafte e çelur

vishnje në lejla ke marrë

shkulma këtë mall prej shpirtit

bëmë të qeshë, bëje behar!

/QendraPress/