Çaste poetike me poeten:-Bukurie BUÇPAPAJ

DUAJE NËNËN

——————

Duart e nanës,kapin diellin,

gjirit saj hyjnor,rritet jeta ,

Sytë e zemrës,shohin të birin,

Fjalë ëmbla, puntore si bleta.

Gjumë nuk ka,netët i gdhin,

sa herë ndihesh i (e) sëmurë,

Në prehër të saj gjenë qetësinë,

Dashuri që nuk vdes kurrë.

Duaje nënën me gjithë shpirt,

Edhe zoti na ka urdhëruar,

Ardhjet tënde me gëzim ka prit,

në bark kur ishe,të ka bekuar.

Sa të shejtë ma ka lotin,fjalën,

Peshë të rëndë sa nuk peshohet,

Dhëmbje ndien kur se ke më nënën,

Me ia nie zanin dhe kur zemrohet.

Se çdo fjalë ma lartëson atë,

Mbi çdo rrjesht një himn për femrën,

Duron për fëmijët nuk lëshon zë,

Andaj duajeni e mos i thyeni zemrën.

Se vjen një ditë mallë do

 kesh me i’a ndie zërin ,erën.

/QendraPress/