Çaste poetike me poetin:-Rexhep  F.MORINA

FALEN TOKAT TONA

——————————

Zvetënime paradoksi, n’zhvillimet politike,

Veprimet makiaveliste, quhen pragmatike.

Që merren nga i pari i vendit, si mohon dot

Me vrapin e kalit, u dëshmua ky Donkishot.

Me vrapin e kalit u dëshmua ky Donkishot,

Herë bëhet Sanço Panço, herë bëhet Pinok.

Dikur foli për pak njerëz e shumë hapësirë,

Atëherë e kishte keq, apo tani e ka më mirë?

Tani e ka më mirë, apo atëherë e kishte keq?

Duket në delir burri, me skandalet për dreq.

Një akt neveritës është, që ngjallë indinjatë,

Kur lideri kukull, llumit armik i jep dhuratë ,

Qeveri llumi, me bazë të lumpenproletariatit,

Populli nuk e thotë kotë, i biri i ngjanë të atit.

Për interes pushteti s’përfill parime e norma.

Dhe merr vendim faltores, ti falen tokat tona.*

/QendraPress/