Çaste poetike me poeten;-Fitore HAKLAJ

QERPIKU
——————
Nën hijen e qerpikut tim
loti nuk vajton
Kur kujtimi humb udhën e vet
ti për mua vallëzon.
Trokit në derën e harruar
Duke pritur të thahet ai parfum
Aroma jote aty kishte mbetur
Qerpikun tim për ta ledhatuar.
U humbëm në vite të tëra
Pa e vrarë shpresën në shpirt
Ndoshta një ditë dallëndyshja e pranverës
Do të na falë një ditë vere të dlirë.
Në sytë e tu e pashë lamtumirën
Por sytë e mi nuk e pranonin
Nga dridhja e buzës sate
Më thuaj, si të largohem unë.
Qerpik, mos u dorëzo
Le ta rrahim bashkë edhe kohën
Ti me duar më ledhato mua
E unë do ta fshij lotin.
/QendraPress/