Çaste poetike me poeten;- Remzie Raci REXHBOGAJ

ERNA
———————-
Me shkëlqimin e hënës
Dhembja e nënës do të vijë
Në agim
Me rrezet e diellit
Do ta puth ballin
Në gurin e varrit
Erna, Ty
Me ngjyrat e ylberit
Ndjenjat e mia
Do të struken pranë teje
Aty do të pushojnë
Se të njëjtat ndjenja
I kemi ne
Yjet e qiellit
Dhe fladi i mëngjesit
Aromën tënde ma sjellin
E unë
Me ujëvarën e lotit
Dhe gjakun e zemrës
Do ta ujis lulevjollcën
Çdo pranverë.
/QendraPress/