Çaste poetike me poeten; Blerina PELLUMBI

Pikaso nën lëkurë…
—————————
Koha do të shkelë mbi lëkurat tona
Si një penel i hollë me ngjyra ndjenjash,
Do pikturojë çdo gëzim, çdo hidhërim,
Si një pëlhurë që digjet ndër shekuj.
Do marrin aty jetë mijëra lule lëndinash,
Do ketë hënë, do ketë edhe diell,
Frymëmarjet do lindin si ujvara detesh ,
Në qiej të tejngopur nga shiu.
Pikaso do të jetë në çdo copëz të shkruar,
Një jetë që pikturohet dhe kur të tjerët të harrojnë,
Ajo shkëlqen nën hijen e saj të vetmuar,
Me ngjyrat e shpirtit gjithmonë do jetojë.
Blerina Pellumbi
/QendraPress/