Drejtori QRTK  në Prizren, Samir Hoxha,ngushllon për vdekjen e  arkeologut Luan Koçbashliu!

Drejtori QRTK  në Prizren, Samir Hoxha,ngushllon me rastin e  vdekjes së  arkeologut te  njohur prizrenas Luan Koçbashliu! Ai me këtë raast ka ndarë dhembkne   për arkeologin e çmuar dhe shkruan;  ‘’Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë të çmuar, arkeologut Luan Koçbashliu.

Luani ishte ndër figurat themelore të institucionit tonë, një profesionist i përkushtuar që i dha një pjesë të madhe të jetës së tij Muzeut Arkeologjik të Prizrenit dhe hulumtimit të trashëgimisë sonë. Ai mbetet i paharruar për kontributin e tij në terren, por edhe për urtësinë dhe thjeshtësinë me të cilën i qasej çdo pune.

Për ne, baca Luan nuk ishte vetëm koleg ai ishte një njeri që dinte të ndajë dijen me qetësi, shpesh përmes bisedave të thjeshta, por me peshë të madhe, që të mbetnin gjatë në mendje.

Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit të trashëgimisë kulturore.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!’’/QendraPress/