Çaste poetike me poeten;-Mirushe H MUSA

Harfa e Dashurisë
—————————
Unë nuk trembem pse nuk di të luftoj,
Dashuria për ty mburojat m’i këputi.
M’i ktheu gishtat në harfen e lashtë të Orfeut,
Që me zërin hyjnor ndali rrjedhën lumit.
Unë si Perëndeshë, ndezi zjarrin e lojës,
Shpirtin ta ktheva në luftëtar të Trojës.
Portat tua të zemrës i mbylli rreth vetes,
Që t’i të mos behesh burgu i vetvetes.
S’pendohem që përulem para dashurisë,
Ajo është mit që fronet i ka rrëzuar,
Edhe heronjët e mëdhenj të epokës,
Në fushë s’u thyen,para dashurisë u dorëzuan.
/QendraPress/