Togeri Bytyçi jep njoftime shtesë për vjedhjet në Krushë të vogël dhe Leshan të Therandës.

                Zëdhnësi I policisë Rajonalen ë  Prizren togeri  Shaqir Bytyçi jep njoftime shtesë për vjedhjet në Krushë të vogël  të Prizrenit dhe Leshan të Suharekës  Ai njofton se  me 22.maras 2026, në rajonin e Prizrenit janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda. Në rastin e parë, në fshatin Krushë e Vogël, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi, nga ku kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme në vlerë rreth 22,000 euro, sipas deklarimit të viktimës. Ndërsa në rastin e dytë, në fshatin Leshan të Suharekës, po ashtu persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme në vlerë rreth 44,000 euro, sipas deklarimit të viktimës. Sipas informatave fillestare, në të dy rastet, të dyshuarit dyshohet se kanë vepruar gjatë orëve të mbrëmjes, në kohën kur në shtëpi nuk ka pasur persona prezent. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, hetuesia dhe forenzika, ndërsa janë njoftuar edhe hetimet rajonale. Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Stacioni Policor Prizren Veri dhe Suharekë, në bashkëpunim me Sektorin Rajonal të Hetimeve, janë duke ndërmarrë veprime intensive për zbardhjen e këtyre rasteve, njofton togeri Bytyçi.