Çaste poetike me poeten;-Selvije SHIJAKU

Reçaku Nuk Mohohet
———————————-
Në Reçak u vra njeriu me qëllim,
jo në luftë, por në prag shtëpie.
Plakë e fëmijë ranë përdhe,
dhe bota pa – Serbia mohoi.
Të mohosh krimin është krim i dytë,
është pushkë mbi varr, fyerje mbi gjak.
Por toka e Kosovës flet shqip,
dhe Reçaku s’fshihet me asnjë akt.
Ju që mohoni, e dini të vërtetën,
se gjaku s’është trill, as inskenim.
Historia ka sy, ka kujtesë,
dhe krimi mbetet krim.
Reçaku është aktakuzë e përjetshme,
jo kundër një populli, por kundër së keqes.
E vërteta rri në këmbë,
edhe kur gënjeshtra bërtet fort.
S.Shijaku
/QendraPress/