Çaste poetike me poeten;-Adelina Dardha  HASKAJ

Lugina e ikjes

——————————

Je shumë i etur

për t’u dehur,

nuk të mjafton

vesa e lules

mëngjeseve,

as kur unë ndërroj

shtratin e një lumi

që rrjedh

mes gjokseve,

për t’u ngjitur

majave të malit,

ku ti vrojton

me një dorë si strehë

luginën

ku gjarpëron ikja ime.

/QendraPress/