Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Destan UKAJ

Darka e përgjysmuar
——————————————
Nata ra ngadal në Aktash
Ranë pjatat u bënë copë
Jashtë urrejtje e fjetur
Shpërtheu e mbushur me shekuj
Asfalti i kuq, trotuari i zi
Një darkë e fundit
Themelet e një krijese artificiale i shkundi
Në qytetin studenti ka gaz
S’ka gjumë
Nata dita bëjnë pakt
Syri loton për ata që s’janë
Të mençurit bënë Universitet
Dritë, dituri për bijtë , jo terr…
/QendraPress/