Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Natasha LIMAJ

NUK PËRTOVA
————————-
O, moj “ Dit’e Verës “, larg Atdheut tim
Për diellin e Vlorës , ç’më dhe mallëngjim…
Për tufën e barit , vendosur , pasdere
Shum’për ato duar , lidhur “ guguvere “…
Dhe për “ ballokumet “ , që të shkrijn’ në gojë
Byrekut me lakra “ fatin “ ta kërkojë…
Dhe, pse larg Atdheut , jo – jooo…, nuk përtova
Balllokumet arrë, byrekun e shtrova …
Nipit edhe mbesës , ua vë në dorë
Vet humbur vegimesh , se isha në Vlorë !…
N . L . ( F )
/QendraPress/