Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Laureta MALAJ

Mos lejo !

————————–

Ka stuhi që i sjell jeta

dhe me to nuk mbrohesh dot.

Ku të shtyjnë të hedhin tutje

ndonjëherë, stuhi e fortë.

Gjithë lumenjtë që janë bashkuar,

jo nuk kanë një pastërti.

Ndonjëherë edhe mundohesh ,

mos të bëhesh pjesë e tij.

Këta shira të rrëmbyeshëm

që krijojnë rrugë pa të pyetur.

Mos vallë kaq shpejt e harruan

se ka jetë, s’jemi të vdekur.

Rrojmë akoma, kërkojmë shpresë

dhe çdo ditë jo s’e harrojmë.

Kemi lindur për k’të jetë

mos lejo që të mashtrojnë.

/QendraPress/