Presidentja Osmani në Krushë të vogël tha- asnjë emër të mos mbetet vetëm numër

Sot, me rastin e 27 -Vjetorit të Maskarës së Krushës së vogël ,atje ku sot, u bë rivarrimi i martirit Ajvaz Shehu , atëbotë 15 vjeqar, e ku ende thërret zëri i 60 të tjerëve të pagjetur, ishin të gjitha institucionet e vendit që nga presidentja Vjosa Osmani, kryetarja Parlementit të Kosovës Albulena Haxhiu nënkryetari i kuvendit Gola, ministrat; Andin Hoti,Saranda Bogujevci, kryetari i Rahovecit ,Smajl Latifi,nënkryetari i Komunës së Prizrenit Bexhat Bytyçi. Kushtrim Gara nga Komisioni për të pagjeturit, Shoqatat e dala nga Lufta të Prizrenit, dhe kryetari i OVL-së Isa Berisha, si dhe familajrë dhe Garda e FSK-së. Fillimisht kryetari i këtij fshati Shkelzen Hajdari foli për qëndresën e këtij fshati dhe për fakti se këtu kurr nuk u shua shpresa për të jetuar.
Presidentja e vendit Vjosa Osmani me një fjalim plotë emocione ka theksuar se gratë krushjane janë ato heriona që i përballën kësaj tragjedie që Serbia ua shkatojë këtij fshati e shqiptarëve.Rasti i sotëm i martoirit Ajvaz Shehu që po i kthet tokës s ëvetë pas plotë 27 vitesh është një nga dëshmitë më të mëdha se asnjë emër nuk duhet të mbetet vetëm numër, Ajo pastaj rikujtoi nënën e Ajvazit që kurrë se pranoi faktin se i biri i sajë nuk ishte gallë.
Kryeparlamentarja Alubulena Haxhiu me këtë rast, edhe njëherë rikujtoi faktin se grat krushnane janë shembul, i një rezsitencë dhe shprese në këtë tokë.
Ministri Andin Hoti tha se sot po varrosin Ajvazin , por Ajavazit i është brarë babai tre vëllëzër me nga dy bijtë të tyre. Serbia ka menduar ta shfarosë këtë familje duke vararë 9 burra e të familjes së Nuredin Shehut tha ai.
Kurse fjalë rasti kanë mbajtur edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi dhe nnënkryetari i komunës së Prizrenit Bexhat Bytyqi.
Kushtrim Gara nga Komsioni i të pagjeturëve tha se pas 27 vitesh dhembje e kërkimi sot, varroset martiri Ajvaz Shehu e pastaj vazhdoi.
Kurse duke folur për,kujtimet e Ajavaz Shehut mësuesja e tij si dhe e afarmja e familjes Shpresa Shehu , rikujtoi figurën e ëmbël të nxënësit Ajvaz Shehu kur mbi libra kishte plotë ëndrra të cilat iu këputën në fëmijëri.
Pasj kësaj në prezencën e homazheve të larta shtetërore u krye ceremonia e varrimit të martirit Hajvaz Shehu me moton ‘’Hala nuk mi kanë gjet babin ,gjyshin, bacën’’ Krusha e vogël mbetet dhembja më e madhe e luftës dhe tmerrit që ka bërë Serbia mbi shqiptarët e Kosovës.