Fryma poetike e së dielës me poetin:-Rexhep HALIMI

VALO FLAMUR VALO !…
——————————-
Nëpër shekuj
E luftëra të përgjakshme
Heroike Kosovë qëndrove
Nuse bukuroshe sa shumë u gëzove
Me djem shumë trima
E vasha si sorkadhe
Anë e kënd bukuri lakmitare
Ngadal Kosovë rritë shtat e hedh valle
Sikur pëllumbat në fluturim
Dëshirat tona ndizen flakërim
Nëpër shekuj e nëpër mote
Gjithëmonë trima i fale kësaj bote
Vendi ynë ka shumë lisa
Rrënjët i kanë brenda në thellësi
Se ç’janë shkulur në histori
Bjeshkët roje i bëjnë gjithënjë
/QendraPress/